Fjalë Kyçe

‘Sulm terrorist’ në Gjermani, tetë të lënduar

‘Sulm terrorist’ në Gjermani, tetë të lënduar

Një kamion i rrëmbyer aksidentoi qëllimisht me vetura dhe plagosi tetë persona në qytetin gjerman të Limburgut mbrëmë.

Policia po heton nëse incidenti është i lidhur me terrorizmin. Shoferi, i cili gjithashtu u plagos, është arrestuar, njofton Daily Mirror, transmeton lajmi.net.

“Bazuar në ato që kemi mësuar dhe në disa rrëfime të dëshmitarëve, njeriu mori kontrollin e kamionit rreth orës 7.20 të mbrëmjes”, tha policia në një deklaratë.

Sipas policisë lokale, kamioni u përplas me tetë vetura që prisnin në një semafor pranë stacionit kryesor hekurudhor të Limburg në shtetin Hesse.

Disa njerëz janë duke u trajtuar në spital, derisa njëri prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ne aktualisht nuk kemi informacion të mjaftueshëm për atë çfarë ndodhi”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, gjersa tha se konsiderohet procedurë normale që shoferi të arrestohej në rrethana të këtilla.