Fjalë Kyçe

Sulmet në Sri Lanka, publikohen detaje të reja për autorët

Sulmet në Sri Lanka, publikohen detaje të reja për autorët

Një nga atentatorët në sulmet e të dielës së Pashkëve në Sri Lanka ka studiuar në Britaninë e Madhe, thonë zyrtarët, ndërsa detaje të tjera bëhen të ditura.

Ministri i Mbrojtjes tha se kamikazi kishte studiuar në Britani para se të bënte një kurs në Australi. Njoftimi vjen pasi numri i viktimave u rrit në 359 të mërkurën, me më shumë se 500 të tjerë të lënduar.

Sipas kryeministrit Ranil Vikremesinge, grupi Shteti Islamik mund të jetë i lidhur me shpërthimet. Shteti Islamik ka marrë përsipër ndërkohë përgjegjësinë për sulmet që kishin në shënjestër kishat dhe hotelet luksoze në vend, edhe pse nuk ka dhënë prova për përfshirjen e tij.

Policia ka identifikuar 8 nga 9 atentatorët, një prej të cilëve ishte një grua dhe nuk kishte shtetas të huaj mes tyre. Pjesa më e madhe e autorëve ishin të arsimuar dhe nga klasa e mesme. I dërguari amerikan në Sri Lanka ndërkohë ka paralajmëruar se ka komplote të tjera terroriste në vend. Policia ka arrestuar deri më tani 60 persona në lidhje me sulmet.

Vendi mbetet i përfshirë nga paniku me policinë që kërkon pa u ndalur të dyshuar dhe lëndë të tjera shpërthyese.