Fjalë Kyçe

Tornado e fuçishme në Gjermani, shkatërron shtëpi dhe hedh në erë makina

Tornado e fuçishme në Gjermani, shkatërron shtëpi dhe hedh në erë makina

Pjesa veri-perëndimore e Gjermanisë është përfshirë dje nga një tornado i fuqishëm, i cili ka shkatërruar banesa dhe gjithçka që mori përpara.

Mediat gjermane kanë publikuar edhe pamjet nga çfarë la pas vorbulla e madhe e tornados. Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara kjo është gjendja gjatë mëngjesit të sotëm në Gjermaninë veri-perëndimore.

Era frynte nga 181 deri në 253 km/orë, sipas informacionit të dhënë nga shërbimet meteorologjike në Gjermani.

“Ishte një uragan i fortë në Bocholt mbrëmë. Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit”, tha meteorologu DËD Andreas Friedrich për CNN.