Fjalë Kyçe

Trump deklarohet për vazhdimin e dialogut SHBA-Kinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se bisedimet tregtare me Kinën do të vazhdojnë edhe pasi Uashingtoni rriti tarifat mbi importet kineze, duke shmangur skenarin më të keq të ndërprerjes së plotë të negociatave.

Vërejtjet e Trump, pasuan fundin e bisedimeve në Uashington midis Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer, sekretarit amerikan të thesarit Stiven Mnuchin dhe zëvendëskryeministrit kinez Liu He.

“Gjatë dy ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zhvilluar biseda të sinqerta dhe konstruktive mbi statusin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve,” tha Trump, duke vlerësuar marrëdhënien e tij me presidentin kinez Xi Jinping dhe duke thënë se negociatat do të vazhdojnë.

“Ndërkohë, SHBA-të kanë imponuar Tarifat për Kinën, të cilat mund ose nuk mund të hiqen në varësi të asaj se cfarë ndodh në lidhje me negociatat e ardhshme”, tha presidenti amerikan, shkruan Al Jazeera.