Fjalë Kyçe

Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit

Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit

Fitore ligjore e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbi çështjen e murit me Meksikën.

Drejtësia amerikane ka hedhur poshtë përpjekjet e demokratëve për të ndaluar përkohësisht presidentin nga përdorimi i fondeve të Departamentit të Mbrojtjes për të ndërtuar murin.

Gjykatësi Trevor Mcfadden, i emëruar nga presidenti amerikan, vendosi që demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, nuk mund të ankohen tek drejtësia për këtë çështje, sepse kushtetuta nuk u garanton atyre mundësinë për ta bërë këtë.