Fjalë Kyçe

Trump ndalon telefonat e huaj: Po cenojnë sigurinë kombëtare

Trump ndalon telefonat e huaj: Po cenojnë sigurinë kombëtare

Presidenti Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga ata qe i quajti “kundërshtarët e huaj”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili ua ndalon praktikisht kompanive amerikane përdorimin e telefonive të huaja celulare të cilat besohet se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Edhe pse në dokument nuk përmendet asnjë emër, besohet gjerësisht që objektivi i kësaj mase të jetë Huawei.

Gjiganti kinez i teknologjisë deklaroi se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Disa vende, me në krye SHBA, kanë ngritur shqetësime këto muajt e fundit se produktet e Huaweit mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion aleatëve që ta shmangin Huawei në rrjetet e tyre të ardhshme të gjeneratës 5G.

Departamenti amerikan i tregtisë nga ana tjetër e shtoi kompaninë kineze në “listën e tij të entitete” – një lëvizje kjo që ia ndalon asaj blerjen e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

Këto hapa ka të ngjarë t’i përkeqësojnë edhe më shumë tensionet mes SHBA dhe Kinës, të cilat kishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.