Fjalë Kyçe

Ushtria ruse thotë se ka zbuluar teknika që zbulon mendjen e armiqve

Ushtria ruse thotë se ka zbuluar teknika që zbulon mendjen e armiqve

Rusia po përdor parapsikologjinë për të hakuar kompjuterët në distancë dhe për të lexuar mendjen e armiqve, thuhet në një raport zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtarët elitarë mund të lexojnë dokumente të mbyllura brenda një vendi të sigurt duke përdorur fuqinë e mendjes edhe nëse janë në një gjuhë të huaj, thuhet në një artikull.

Teknikat “paranormale” thuhet se u zhvilluan gjatë hulumtimit të telepatisë së delfinit nga Bashkimi Sovjetik gjatë viteve 1980.

Artikulli thekson se zyrtarët më të lartë në vend janë trajnuar për aftësitë e veçanta, edhe pse është e paqartë nëse kjo përfshin komandantin suprem të Kremlinit, Vladimir Putinin.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë si “përralla’ nga një ekspert i Akademisë Ruse të Shkencave.