Fjalë Kyçe

“Vdiq si qen”: Dalin pamjet, shefi i ISIS hodhi veten dhe 3 fëmijët në erë (Foto)

“Vdiq si qen”: Dalin pamjet, shefi i ISIS hodhi veten dhe 3 fëmijët në erë (Foto)

Publikohen të tjera detaje për vrasjen e kreut të Shtetit Islamik, al Baghdadi. Sipas të dhënave, disa të konfirmuara dhe nga ushtria, kreu i ashtuquajturit “Kalifati islamik” hodhi veten në erë sapo pikasi se ishte rrethuar nga ushtarët. Bashkë me të humbën jetën dy gratë e tij dhe tre fëmijët.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, se ai u vetëvra në një operacion sekret të ushtrisë amerikane në fshatin Barisha në Idlib.

“Shtetet e Bashkuara bënë drejtësi me numrin 1 të terrorit në botë. Abu Bakër al-Bagdadi. Ai vdiq si qen, si një frikacak”.

Njeriu më i kërkuar në planet në 5 vitet e fundit aktivizoi një xhup me eksploziv, në shtëpinë ku fshihej në fshatin Barisha të provincës Idlib, i cili shkaktoi një shpërthim të fuqishëm. Mësohet se al Baghdadi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi operacioni i ushtrisë amerikane vetëm 48 orë më parë, duke nënkuptuar kështu se prej kohësh ishte në survejim. Në aksionin për vrasjen e tij kontribuuan dhe shërbimet inteligjente turke dhe ato irakiane.

Mbështetësit e al Baghdadit sapo morën vesh lajmin për vdekjen e liderit të tyre premtuan se lufta e ISIS nuk përfundon dhe se xhihadi do të vijojë më tej.