Fjalë Kyçe

Vërshime të mëdha në Ankara, tre të vdekur!

Vërshime të mëdha në Ankara, tre të vdekur!

Shira të rrëmbyeshme dhe stuhi të fuqishme kanë përfshirë disa pjesë të Turqisë ditën që lamë pas. Rajoni i Ankarasë në Turqi është përfshirë nga reshje jashtëzakonisht të fuqishme si dhe nga stuhi me vetëtima dhe bubullimë.Meteoballkan

Autoritetet turke kanë njoftuar pak më herët se si pasojë e vërshimeve të mëdha tre persona kanë gjetur vdekjen në rajonin e Ankarasë. Sipas ecurive sinoptike territori i Turqisë edhe nesër dhe ditëve të ardhshme do të goditet nga stuhi lokalisht mjaft të fuqishme të cilat do të kushtëzojnë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Ekziston rrezik potencial për vërshime të reja në disa rajone të Turqisë.