Fjalë Kyçe

Zbulohet shkaku i djegies së katedrales Notre Dame

Zbulohet shkaku i djegies së katedrales Notre Dame

Hetuesit besojnë se një ‘qark i shkurtër elektrik’ ishte përgjegjës për inicimin e flakës që shkatërroi katedralen Notre Dame këtë javë.

Një zyrtar francez i policisë gjyqësore tha se hetuesit sollën në pah në pah pretendimin kryesor – qarkun e shkurtër elektrik – pavarësisht se atyre nuk iu kishte dhënë qasje në katedrale, për arsye sigurie, transmeton lajmi.net.

Zyrtari, i cili foli anonimisht për hetimin në vazhdim, tha se monumenti ende po konsolidohet me dërrasa druri, për të mbështetur disa pjesë të brishta të mureve.

Vetëm pasi të jetë katedralja plotësisht e sigurt, hetuesit do të lejohen të shikojnë më nga afër, në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi shkaktarin e zjarrit.

Më parë të enjten, policia lansoi pamjet e kohëpaskohshme nga një aparat fotografik i instaluar vetëm disa orë përpara djegies, e cila besohej se përmbante të dhëna jetike për atë që shkaktoi zjarrin.

Kamera u instalua rreth orës 14:00 nga kompania franceze “Echafaudage Europe” dhe u cilësua ashtu që të realizonte fotografi çdo 10 minuta. Zjarri shpërtheu rreth orës 18:40. Marc Eskenazi, një përfaqësues i ‘Echafaudage’, konfirmoi se tymi mund të shihet në disa nga imazhet dhe duket se fillon në anën jugore të ndërtesës.

Kamera ka zbuluar ende shkakun e saktë të zjarrit dhe aty ku ka filluar, tha Eskenazi, por se do të tregojnë hetuesit në drejtim të gjurmëve jetike.

Kamera është tani në duart e hetuesve.