Fjalë Kyçe

Zbulohet videoja ku shihet vdekja e modeles në ashensor

Zbulohet videoja ku shihet vdekja e modeles në ashensor

Modelja tajlandeze Thitim ‘Bell’ Noraphanpiphat, 25-vjeçe e njohur si Bell, është gjetur e vdekur në ashensorin e kompleksit banesor ku ajo banonte, kurse situata është komplikuar kur në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se trupin e saj e kishte futur në ashensor një mashkull i panjohur.

Bel që jetonte në Bangkok, konsiderohej yll në vendlindje kjo për faktin se ka 73 mijë ndjekës në Instagram dhe 63 mijë në Facebook, e në anën tjetër ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje pa përfunduar rezultatet e obduksionit, transmeton Telegrafi.

“I presim sot rezultatet e autopsisë, ende nuk kanë ardhur në zyrat tona. E tëra çfarë mund të them se nuk ka pasur plagë në trup”, ka deklaruar Surakit Sitivilaj, zyrtar policor.

Bel për herë të fundit ishte parë duke e bartur mashkull në hyrjen e njërës ndërtesë, kurse një orë më vonë kamerat e sigurisë filmuan mashkullin e panjohur duke e futur në ashensor derisa ajo nuk lëvizte fare.

Megjithatë besohet se personi në video quhet Rashadesh Vongtabutr, 25-vjeç, instruktor fitnesi dhe model që vazhdimisht shpërndante nëpër rrjetet sociale fotografi të Bel që nuk kishte vetëdije.

Por ai vazhdon të jetë i dyshimtë kjo për faktin se policia është detyruar të futet me forcë në apartamentin e tij pasi nuk donte ta hapte derën dhe nuk tregohej bashkëpunues.

https://www.facebook.com/tatnnthailand/videos/2433199933415537/