Fjalë Kyçe

Zjarr masiv në Londër, 100 zjarrfikës nuk po mund ta ndalin

Zjarr masiv në Londër, 100 zjarrfikës nuk po mund ta ndalin

Zjarrfikësit janë duke u përballur me një zjarr masiv në pjesën lindore të Londrës.

10 automjete të zjarrfikësve, dhe më së paku 10 zjarrfikës janë thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në ndërtesën De Pass Gardens, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Fotografitë në rrjete sociale shfaqin flakë masive të cilat kanë arritur deri në maje të ndërtesës.

Sipas policisë, ende nuk dihet se cilat janë arsyet e shpërthimit të këtij zjarri masiv, por ata thanë se në momentin që zjarrfikësit ndalin zjarrin, do të fillojnë hetimet.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se a kanë arritur të dalin të gjallë personat që ishin brenda saj.