Fjalë Kyçe

Zjarr në një qendër studimore Indi, vdesin 20 studentë

Zjarr në një qendër studimore Indi, vdesin 20 studentë

Zyrtarët në Indinë perëndimore thonë se të paktën 20 studentë gjetën vdekjen kur shpërtheu zjarri dje në një qendër studimore në qendër të qytetit Surat në shtetin Gujarat.

Shumë nga viktimat u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit, të tjerët humbën jetën nga flakët, njoftojnë zyrtarët.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se mbi 12 studentë janë shtruar në spital ku po mjekohen për djegie të brendshme dhe plagë fizike, shkruan voa.

Sipas analizave të para, shumë nga studentët ishin të bllokuar në ndërtesë pasi ishin djegur shkallët.

Kryeministri Narendra Modi, i cili është nga shteti Gujarat ku ra zjarri, shprehu trishtim të thellë nga tragjedia.