Fjalë Kyçe

Shell me 60 pika të shitjes në Kosovë

Shell me 60 pika të shitjes në Kosovë

Njëri prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë këtë vit, Shell në një afat rekord prej 8 muajsh ka përfunduar fazën e parë të 60 pikave të brenduara me standardet më të larta të implementuar deri më tani, ndërsa në të ardhmen do të ketë edhe investime të reja.

Kështu u tha sonte në eventin e organizuar me rastin e përfundimit të fazës së parë të kompletimit të 60 pikave të derivateve të Shell-it në Kosovë.Menaxheri për zhvillimin global të Shelli-t, Laszlo Baksa, tha se klientët janë të kënaqur me derivatet me cilësi të lartë, të cilat janë të ndihmuara përmes 60 lokacioneve, gjë që paraqet arritje të madhe brenda një kohe të shkurtër.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se investimet e Shell-it kanë vendosur Kosovën në hartat e botës dhe kjo njëherësh tregon qartë faktin se Kosova është vend i sigurt për investime të huaja. Ai pati edhe një porosi që brendet e huaja në Kosovë të mos vijnë përmes Serbisë.

Drejtori për Evropën Juglindore të Shell-it, Win Riegman,  tha se suksesi i operimit të kësaj kompanie në Kosovë është arritur falë rezultatit të një pune të madhe ekipore, kualitetit të lartë të produkteve të Shell-it, dhe bashkëpunimit me presidentin e Al Petrol-it, Latif Kryeziu.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se kompania Shell është shembull i suksesit të investimeve të huaja në Kosovë, të cilat ndikojnë në forcimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Presidenti i kompanisë Al Petrol-it, Latif Kryeziu, ka mirëpritur hapjen e 60 pikave të shitjes Shell në Kosovë Kryeziu theksoi se mund të krenohen me rezultatet e arritura, duke iu falënderuar punës së palodhshme ekipore.