Fjalë Kyçe

Reagon MI, pasi KDI njoftoi se ‘Bechtel-Enkas’ i zgjatet afati për përfundim të autostradës

Reagon MI, pasi KDI njoftoi se ‘Bechtel-Enkas’ i zgjatet afati për përfundim të autostradës

Pak më parë Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Bechtel & Enka, janë marr vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar  punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ja pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkoj penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Mirëpo, ndaj këtyre deklarimeve përmes një komunikate për media ka reaguar Ministria e Infrastrukturës  e cila thotë se konstatim nuk është i saktë, shkruan Gazeta Alo.

“Prandaj, nuk është i saktë konstatimi se MIT ka zgjatur kohën për përfundimin e punëve ndërtimore në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”, por vetëm afatin për pagesën e shumës së shpenzimeve për zgjatjen e kësaj kontrate. Këto dy çështje janë të ndara sipas kontratës dhe aneks kontratave të nënshkruara nga të dy palët”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:

Kontrata për realizimin e Projektit të autoudhës “Arbën Xhaferi” ka qenë e planifikuar të përfundonte në janar të vitit 2018. Duke parë se një gjë e tillë është e pamundur, për shkaqe të njohura tani për publikun, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me 27 shtator 2017, kishte zgjatur kohën për përfundimin e këtij projekti deri më 31.12.2018, ndërsa shpenzimet për këtë zgjatje do të përcaktoheshin më vonë.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 5 qershor 2018 për akordimin e shumës prej 53,1 milionë euro, në emër të kontratës së datës 27 shtator 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me datë 5 shtator 2018, ka nënshkruar një aneks të kontratës për përcaktimin e afateve kohore të pagesës së kësaj shume, e cila pritet të paguhet në këste të barabarta deri me 1 qershor 2019.

Prandaj, nuk është i saktë konstatimi se MIT ka zgjatur kohën për përfundimin e punëve ndërtimore në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”, por vetëm afatin për pagesën e shumës së shpenzimeve për zgjatjen e kësaj kontrate. Këto dy çështje janë të ndara sipas kontratës dhe aneks kontratave të nënshkruara nga të dy palët.

MIT mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të dispozitave kontraktuale dhe mirëpret përkushtimin e vazhdueshëm edhe të palës tjetër për zbatimin e kontratës.

Ditëve në vijim do të bëhen të ditura shkaqet për vonesën e përfundimit të këtij projekti dhe veprimet e mëtejme për vonesën.

Kërkojmë nga mediat dhe organizatat jo qeveritare të mos keq informojnë qytetarët dhe të interpretojnë dokumentacionet në mënyrë të saktë dhe të drejtë./Gazeta Alo/