Fjalë Kyçe

Haradinaj: Duhet të na vijë marre si e kemi lënë Trepçën në këtë gjendje për 20 vjet

Haradinaj: Duhet të na vijë marre si e kemi lënë Trepçën në këtë gjendje për 20 vjet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mënyra më e mirë për ta nderuar “Trepçën”, dhe siç i ka quajtur luanë të nëntokës minatorët, është që “Trepça” të kthehet në burim jete.

Por, ka shtuar se të gjithëve duhet të iu vie marre se si për 20 vjet e kanë lënë këtë kominat në këtë gjendje, shkruan Gazeta Alo.

Këto, komente Haradinaj i ka bërë gjatë manifestimit të 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve.

Haradinaj tha se Trepça është burim jete të cilën e çmon çdo njeri në trojet tona.

Ka thënë se Trepça është burim shumë i rëndësishëm dhe çdo sektorë i jetës lidhet me të.

“Nuk është e rastësishme sot pse jemi bashkuar, që ardhja sot në Stantërg ka më shumë kuptime se sa një akt që ka bë kthesën, greva e minatorëve. Ne kemi ardhur që atëherë e kemi ditë çka duam, e kanë ditë qytetarët, minatorë, po ashtu e dimë edhe sot. Trepça është një burim jete për të gjithë, që e çmojmë kudo që jemi në trojet tona. Trepça si burim jete është shumë i rëndësishëm sepse lidhet me shumë sektorë. Nuk ka sektorë tjetër i jetës që nuk lidhet me Trepçën”, tha Haradinaj.

Ai tha se është “marre” 20 vjet pas luftës që Trepça është lënë në gjendje shumë të keqe.

“Duhet me na ardhë marre e me u skuq si e kemi lanë Trepçën 20 vjet në këtë gjendje. E kemi votuar statutin, por nuk mjafton. Trepça veri duhet ta përgatisin çdo materie të nevojshme në mënyrë që çdo aksionarë të regjistrohet. Mënyra më e mirë me nderu punën e luanëve të nëntokës është ta rikthejmë Trepçën në burim jete. Kemi pas vështirësi dhe do të kemi, por duhet të punojmë me secilin. Minatorëve urime statuti i Trepçës”, tha Haradinaj./Gazeta Alo/