Fjalë Kyçe

Hoti: Telekomin nuk mund ta nxjerrin nga kriza ata që vet e kanë futur në krizë

Hoti: Telekomin nuk mund ta nxjerrin nga kriza ata që vet e kanë futur në krizë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen e Telekomit ka thënë se kriza në Telekom është thelluar nga punësimet pa kritere.

Sipas tij, Telekomi ka nevojë për një auditim ndërkombëtar, duke shtuar se vetëm pasi të zbardhet e vërteta Telekomi duhet të kthehet në kompani rentabile.

“Telekomin nuk mund ta nxjerrin nga kriza ata që vet e kanë futur në këtë krizë”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Alo.

Hoti ka theksuar se Telekomi nuk është në falimentim për shkak se nuk ka treg, por për shkak të kontratave të dëmshme me kompani private.

“Këto kontrata janë bërë për të shkatërruar Telekomin dhe për të bërë përfitime të caktuara. Mbrojtja e Telekomit në arbitrazh është neglizhu, për shkak të borxhit Z-mobile po e mbanë varur”, ka deklaruar Hoti.

Arsye tjetër e falimentimit sipas tij, është punësimi i militantëve në Telekom dhe për shkak të qindra lëndëve që i kanë në gjykata. /Gazeta Alo/