Fjalë Kyçe

Arrihet marrëveshja, kontrollorët e trafikut ajror ndërprejnë grevën

Arrihet marrëveshja, kontrollorët e trafikut ajror ndërprejnë grevën

Kontrollorët e Trafikut Ajror kanë vendosur që ta ndërprejnë grevën.

Ky vendim u mor pasi që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, sor kanë nënshkruar një  memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.

Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga, shkruan Gazeta Alo.

Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.​/Gazeta Alo/