Fjalë Kyçe

Autostrada e e Dukagjinit, ministri Lekaj në takim me qytetarët e kësaj komune

Autostrada e e Dukagjinit, ministri Lekaj në takim me qytetarët e kësaj komune

Në Komunën e Rahovecit sot është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Autostradën e Dukagjinit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka thënë se qytetarët gjatë gjithë periudhës pjesë e debatit dhe do të konsultohen vazhdimisht për këtë rrugë mjaft të rëndësishme, shkruan Gazeta Alo.

Autostrada do të jetë në relacionin Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren, me gjatësi prej 91km.

Postimi i tij i plotë:

Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për Autostradën e Dukagjinit!

Sot mbajtëm debat publik me qytetarët, ku u ndjeva i lumtur për interesimin e madh rreth autostradës që do të kalojë edhe nëpër Rahovec.

I pranishëm ishte edhe Ministri Pal Lekaj, ku bashkë diskutuam e shpjeguam projektin tonë për këtë autostradë.

Qytetarët do të jenë gjatë gjithë periudhës pjesë e debatit dhe do të konsultohen vazhdimisht për këtë rrugë mjaft të rëndësishme.

Autostrada do të jetë në relacionin Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren, me gjatësi prej 91km.

Shfrytëzova rastin të falënderoj edhe Ministrin Lekaj e Kryeministrin Haradinaj për këtë investim që do të jetë shumë i rëndësishëm për banorët e Komunës sonë dhe njëkohësisht edhe qytetarët që me prezencën e tyre dhe qytetarinë aktive, vetëm se do ta ndihmojnë këtë projekt por edhe çdo investim që do të bëjë Qeveria dhe Komuna në Rahovec!/Gazeta Alo/

Fotografia e Smajl Latifi