Fjalë Kyçe

BQK-ja thotë se kanë lënë mundësi të hapur që një kompani e huaj të rishikojë çmimin e sigurimeve

BQK-ja thotë se kanë lënë mundësi të hapur që një kompani e huaj të rishikojë çmimin e sigurimeve

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, thotë se kanë lënë edhe një opsion rreth çmimit të tarifave për sigurimin e automjeteve.

Ai tha se nëse s’ka pajtime, një kompani e huaj mund të rishikojë çmimet dhe të merret një vendim.

“Jemi dakord që të rishikohet çmimi, mund të vendos ndonjë kompani ndërkombëtare”, tha ai.

“Nëse jemi dakord të gjithë, e kemi lënë domenin që një kompani e huaj të vendos për çmimin e tarifave, nëse mendohet se kjo është e lartë”, tha ai, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, Sokol Havolli, zv/guvernator, tha se përqindja prej 26.6 %, “nuk është shkelje ligjore”.