Fjalë Kyçe

Dollari zhvlerësohet në raport me lekun

Dollari zhvlerësohet në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua në këmbim me valutat e tjera.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet me 110.80 lekë ose 0.56 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e përbashkët europiane është forcuar sot lehtë me 0.02 lek duke u këmbyer me 122.63 lekë.

Sipas aktorëve të tregut, kursi është i qëndrueshëm dhe në këtë fillim dhjetori, që është muaji i fundit i vitit 2019, luhatjet janë brenda pritshmërive dhe parashikimeve.