Fjalë Kyçe

Haradinaj: Nëse dikush bën kontratë në dëm të Telekomit do të përballet me ligjin

Haradinaj: Nëse dikush bën kontratë në dëm të Telekomit do të përballet me ligjin

Kryeministri i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshëm për gjendjen në Telekomin e Kosovës ka njoftuar për hapat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se nga bordi aktual i PTK-së kanë filluar procedurat e shkarkimit, por që disa janë dorëhequr nga bordi, pas lajmeve për punësimet.

Haradinaj po ashtu ka thënë se interesin e kompanisë publike nuk ja ka borxh askujt për siç thotë ai me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi.

Madje, ka thënë se kushdo që e dëmton interesin e  kompanisë do të përballet me ligjin, shkruan Gazeta Alo.

“Çdo kush që mban përgjegjësi sot në Telekom, nëse dëmtojnë interesin e kompanisë, atëherë ata do ta mban përgjegjësin ligjore. Ne nuk e pasurojmë Kosovën duke dëmtuar kompanin publike në interes të një operatori privat. Unë kamë një numër të masave që jemi duke ndërmarr për rikthimin e gjendjes në Kompani. I bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi në Telekom të mos marrin veprime në dëm të kompanisë publike, sepse do të përgjigjën para ligjit”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/