Fjalë Kyçe

Kaq milionë euro do të investojnë francezët në Kosovë

Kaq milionë euro do të investojnë francezët në Kosovë

Projekti për energji të ripërtërirë (mullinj me erë) do të realizohet në Qyqavicë, në të cilën do të përfshihet edhe komuna e Drenasit.

Projekti është pjesë e memorandumit të nënshkruar vitin e kaluar nga kryetarët e pesë komunave: Drenas, Skenderaj, Obiliq, Vushtrri dhe Mitrovicë, sipas së cilit Qyqavica është shpallur Zonë me Interes të Veçantë.

Një memorandum i nënshkruar vitin e kaluar nga kryetarë të katër komunave që gravitojnë bjeshkët e Qyqavicës, Drenas, Skenderaj, Vushtrri dhe Obiliq dhe ai i Mitrovicës, sipas së cilit Qyqavica është shpallur Zonë me Interes të Veçantë, mund të rezultojë me investimet e para në këtë pjesë, pasi që një kompani e Francës ka siguruar një investim prej 122 milionë eurosh, shkruan Zeri.

Projekti parashikohet të realizohet në Qyqavicë, ku do të përfshihet edhe komuna e Drenasit dhe ka të bëjë me projektin e prodhimit të energjisë së ripërtërirë (mullinj me erë).