Fjalë Kyçe

“Krenar me përfshirjen e kompanive amerikane në ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

“Krenar me përfshirjen e kompanive amerikane në ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shprehur përkrahjen e tij për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, përmes një shkrimi  në rrjetin social Twitter.

“I lumtur që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur një ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re- krenar të shoh që një kompani lidere amerikane është e përfshirë. Kjo shenjon një hap kyç për një projekt që ne besojmë se është jetësor për sigurinë afatgjate më energjo për Kosovën. Urime të gjithëve” ka shkruar ambasadori Kosnett.

Ky projekt është paraparë të ketë vlerën mbi 1 miliard euro./Gazeta Alo/