Fjalë Kyçe

Ministri serb Lajiq tregon se sa milionë euro humbi Serbia pas vendosjes së taksës

Ministri serb Lajiq tregon se sa milionë euro humbi Serbia pas vendosjes së taksës

Ministri i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar se për shkak të vënies së taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë, gjatë tre muajve të fundit në Kosovë janë plasuar 90 milionë euro më pak mallra se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Ai thotë se për taksën gjithnjë e më shumë po flitet si për një çështje të pazgjidhur politike dhe kjo, sipas tij, e pengon zhvillimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Ne më 21 shkurt do ta kemi bilancin e saktë të gjendjes se sa më pak mallra janë eksportuar. Deri më tash, për 80 ditë, janë eksportuar 90 milionë euro më pak mallra në Kosovë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Tregtia ka rënë në minimum ose po punon kontrabanda, sepse në Kosovë ka mallra serbe”, ka thënë për TV Pink Lajiq.