Fjalë Kyçe

Ministri Shala në Emiratet e Bashkuara fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë në konferencën

Ministri Shala në Emiratet e Bashkuara fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë në konferencën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë në Konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës. Vizita e ministrit Shala është pasura nga ftesa që i ka bërë ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Bin Saeed Almansoori.
Ministri Shala gjatë takimeve që ka zhvilluar me homologë dhe investitorë të huaj ka shfrytëzuar rastin t’i njoftojë me potencialin që ofron Kosova për investime dhe njëherit iu ka bërë ftesë që ta vizitojnë Kosovën për mundësitë që ofron Kosova për investime/

Në këtë konferencë, që po mbahet në Dubai, ka më shumë se 200 mijë pjesëmarrës nga sektori privat si dhe nga ai publik, duke përfshirë 143 vende dhe nga më shumë se 100 personalitete.
Platforma i mbledh aksionarët nga ministritë dhe departamentet qeveritare, organizatat ndërkombëtare, akademia, oda ekonomike, zonat industriale dhe ekonomike, institucionet bankare dhe financiare etj.

Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë do të kenë mundësi t’i paraqesin informacionet mbi mundësitë e tyre për investime, për kushtet ekonomike, si për të prezantuar investimet aktuale, duke u takuar edhe në tavolinë të rrumbullakët me investitorët e targetuar.