Fjalë Kyçe

Punëtorët e Telekomit kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile

Punëtorët e Telekomit kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të kundërshtuar vazhdimin eventual të kontratës me kompaninë e telekomunikimit Z-Mobile.
Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se vazhdimi i kësaj kontrate do ta dërgonte në humnerë Telekomin.

“Dihet për dëmet që kjo kompani ia ka shkaktuar Telekomit të Kosovës. Për ne, çdo tentim i vazhdimit të një kontrate të tillë do të ketë pasoja për Telekomin”, tha Balaj.
Kompania publike, Telekomi i Kosovës, është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë, për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.

Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove, që e ka ndaj kompanisë Z-Mobile.

Ky borxh ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Kjo kontratë është nënshkruar para dhjetë vjetësh.