Fjalë Kyçe

Qeveria merr nga rezervat shtetërore edhe 42 mijë euro

Qeveria merr nga rezervat shtetërore edhe 42 mijë euro

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje qeveria ka ndarë 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

Të gjitha këto mjete janë ndarë nga rezervat shtetërore, shkruan Gazeta Alo.

“Zyra e kryeministrit propozon që të ndahen 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit nga shpenzimet rezervë”, tha kryeministri, Ramush Haradinaj./Gazeta Alo/