Fjalë Kyçe

Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka këtë kërkesë për Kuvendin e Kosovës

Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka këtë kërkesë për Kuvendin e Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së dhe Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës për mbështetje në dy protestat e mbajtura para pak ditësh, ku me mbështetjen e të gjithë kolegëve të RTK-së ia arritëm ta largojmë RTK-në nga ligji për pagat, sipas të cilit gazetarët do të trajtoheshin si shërbyes civilë, ndërsa RTK do të shndërrohej nga një medium publik në atë shtetëror.

SPERTK i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, që sa më parë ta miratojë ligjin e ri të RTK-së, i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet brenda RTK-së, përfshirë çështjen kryesore – atë të financimit të pavarur. SPERTK kërkon që ky ligj të miratohet sa më parë, në të kundërtën çdo vonesë tjetër është e papranueshme për kolegët e RTK-së. Në rastin e kundërt, ne do t’i vazhdojmë protestat së shpejti dhe do të përdorim masa të tjera të lejuara me ligjin sindikal.

SPERTK më nuk do të tolerojë që RTK të mbetet në gjendjen e tanishme e krejt kjo në mungesë të ligjit të ri, i cili duhet të miratohet urgjentisht.