Fjalë Kyçe

Sindikata e Trepçës i reagon ashpër BE-së

Sindikata e Trepçës i reagon ashpër BE-së

Ndaj deklaratës së BE-së, që edhe Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut ka reaguar edhe Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës.

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku përmes një postimi në  profilin e tij në Facebook, ka shkruar se diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel.

Trepça është e minatorëve,

Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.

Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës./Gazeta Alo/