Fjalë Kyçe

Telekomi i Sllovenisë e vë në shitje IPKO-n

Telekomi i Sllovenisë e vë në shitje IPKO-n

Telekomi i Sllovenisë ka njoftuar se i ka vënë në shitje 100 % të aksioneve që i ka në kompaninë IPKO.

Sipas një njoftimi zyrtar në Lubjanë, vendimi është në përputhje të plotë me strategjinë për periudhën 2019-2023, që përfshin edhe mundësinë për konsolidim nëpërmjet zgjerimit ose tërheqjes së investimeve në vendet ku grupi operon.

Telekomi slloven ka vënë në shitje aksionin në Bursën e Lubjanës.

Në mars të vitit 2018, Telekomi slloven u bë pronari i vetëm i IPKO-s, pasi u pajtua të blejë edhe 6.89 % të aksioneve që nuk i kishte.

Zyra në Prishtinë e kësaj kompanie, ka thënë që të gjitha informatat jepen nga Telekomi Slloven në Lubjanë.

IPKO është lider i internetit në Kosovë, dhe kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile.