Era Istrefi ka udhëtuar së fundi në Rumani, ku u prit me buqetë lulesh.
Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën tregoi se si u prit në Bukuresht, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja kishte pranuar një buqetë me trëndafila, një foto të të cilëve e ndau me ndjekësit.
Për ndryshe, Era aktualisht po shijon suksesin e projektit “Nuk e di”, të cilin e solli në duet me Norën, ndërsa ka paralajmëruar disa projekte të reja muzikore.