Këta janë babë, bir e nip që u plagosën sonte në Pejë nga djali i biznesmenit nga Deçani
Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë. Djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, Melosi, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Shaban e Andi Dobraj, shkruan Reporteri.net. Shaban dhe Andi Dobraj Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Shabanit, Fisnik Dobraj, i cili mbeti poashtu i plagosur. Fisnik Dobraj Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed