Fjalë Kyçe

Shikoni si u festuan Krishtlindjet anembanë botës

Shikoni si u festuan Krishtlindjet anembanë botës

Sot, anembanë globit mund të ketë me mijëra foto mbresëlënëse, por të zgjedhurat nga revistat ndërkombëtare janë ato që shprehin momente dhe ndjesi të ndryshme të një dite kaq domethënëse.

Duke filluar që nga oborri mbretëror e deri tek lutjet e indonezianëve, këto foto ndajnë me të gjithë më shumë se një mesazh paqeje e mirësie.

Shikoni si janë festuar Krishtlindjet në botë.

Sandringham, UK

Princi Charles, Princi William, Catherine, Dukesha e Cambridge, Meghan, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry mbërrijnë në kishën St Mary Magdalene Church, për Krishtlindje.

Sydney, Australia

Një burrë bën surf duke mbajtur në kokë një kapuç të Santa-s.

Vatikan

Papa Françesku lutet duke celebruar Krishtlindjet.

Hanoi, Vietnam

Një nënë ka veshur të birin me kostumin e Santa Claus përpara Katedrales së shekullit 19-të, St Joseph.

Qaraqosh, Iraq

Në kishën katolike, në Syriac, të gjithë luten për Krishtlindje.

Tokyo, Japan

Njerëzit marrin pjesë në paradën e Krishtlindjeve, Marunouchi, në rrugën Nakadori, në Tokyo.

Bangalore, India

Të krishterët duke marrë pjesë në lutjen e Krishtlindjeve, në kishën Infant Jesus.

Washington DC, US

Donald Trump dhe Melania Trump, nga Shtëpia e Bardhë, u bëjnë telefon fëmijëve të komandove amerikane që sot nuk ndodhen pranë fëmijëve të tyre.

London, UK

Në Ditën e Krishtlindjeve, ka edhe notarë të zellshëm. Ajo që njihet si Kupa e Piter Panit i vë në garë të gjithë në këtë ditë të shënuar.

Xinjiang, China

Turistët bëjnë xhiro me karocat me kuaj në borë, në Xinjiang Uygur.

Pandeglang, Indonesia

Njerëzit luten për të gjithë të prekurit nga tsunami, në kishën Carita Pentecostal.