Fjalë Kyçe

​Përkujtohet vepra e ideatorit të Lëvizjes Kombëtare Fazli Grajqevci

​Përkujtohet vepra e ideatorit të Lëvizjes Kombëtare Fazli Grajqevci

Në Prishtinë sot është mbajtur orë përkujtimore për heroin e kombit Fazli Grajçvevci. Aty u fol për jetën e tij dhe përkushtimin e tij kombëtar.

Meriman Braha nga shoqata e të burgosurve politik, që edhe janë organizator të kësaj ngjarje, tha se Fazli Grajçevci ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar.”Ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar. Në 55 vjetorin e rënies në tortura, ai ndriçon fort, është shpirti dhe ideali i tij që bën dritë edhe sot dhe do të bëjë edhe në kohë me të mira që do të vijnë. Është flakadani Fazli Grajcevci që ndriçon”, tha ai.