Fjalë Kyçe

13 persona lëndohen pas zjarrit në një banesë në Durrës

13 persona lëndohen pas zjarrit në një banesë në Durrës

Një apartament në katin e nëntë të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit është përfshirë mbrëmjen e së dielës nga flakët.

Mësohet se 9 banorë të cilët janë gjendur të asfiksuar, janë evakuuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. E krahas këtyre, janë trajtuar edhe 4 zjarrfikës.

Nuk ka pasur të lënduar rëndë, ndërkohë që dëmet materiale në banesë mësohet se kanë qenë të shumta.

Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

Policia po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.