Fjalë Kyçe

17 të arrestuar mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë një operacioni anti-drogë

17 të arrestuar mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë një operacioni anti-drogë

Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies së Cagliarit dhe të Antiterrorizmit kanë finalizuar me sukses një operacion të madh anti-droge mes Italisë dhe Shqipërisë.

Përmes një informacioni paraprak, mediet italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar “Rruga e Detit” po vazhdon që në orët e para të mëngjesit, mes Sardenjës, Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabinierët mësohet se kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë por emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.

Mbi të arrestuarit bien disa akuza si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.

Kjo nuk është hera e parë kur shtetas Italianë dhe Shqiptarë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin apo janë pjesë e së njëjtës bandë dhe kryejnë përtej Adriatikut apo në të gjithë Europën trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.