Fjalë Kyçe

227 persona kërkuan dje ndihmë në Emergjencë të spitalit në Pejë

227 persona kërkuan dje ndihmë në Emergjencë të spitalit në Pejë

227 pacientë janë trajtuar të enjten si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa 23 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë dje më 21.11.2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 6 djem dhe 2 vajza.

Kurse, analiza kanë kryer 261 pacientë që në total kanë kryer 4,282 analiza.

14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.