Fjalë Kyçe

27 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas aksidentit të rëndë në Gjilan

27 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas aksidentit të rëndë në Gjilan

Drejtori i Përgjithshëm i spitalit regjional të Gjilanit, Nystret Hajrullahu, se 27 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidentit me kamion i cili ia mori jetën një qytetari. Ka deklaruar se të gjithë kanë marrë trajtimin e duhur.

Në një deklarim për Klan Kosovën, ai ka thënë se disa prej të lënduarve janë duke u trajtuar ende në Spitalin e Gjilanit, disa janë transferuar dhe disa të tjerë janë liruar.

“Të gjithë kanë qenë të lënduar rëndë dhe të traumatizuar. Ka pasur persona me lëndime nëpër pjesë të ndryshme të trupit. Ne të gjithë jemi mobilizuar për t’iu dhënë viktimave ndihmën adekuate. Nga 27 prej tyre, vetëm tetë janë shtruar tek, disa janë liruar dhe disa janë transferuar për në QKUK”.

“Lëndimet kryesisht janë të kokës, kraharorit dhe boshtit kurrizor. Deri tani nuk ka pasur nevojë për intervenime kirurgjike. Nëpër të gjitha repartet kanë funksionuar gjërat në mënyrë të duhur. Ne ja kemi dalë që të gjithëve t’u japim trajtimin e duhur”, ka deklaruar ai.