Fjalë Kyçe

40 ditë paraburgim për shtetasin gjerman që kërkohet nga Interpoli

40 ditë paraburgim për shtetasin gjerman që kërkohet nga Interpoli

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 40 ditë muaj paraburgim për S.T shtetas i Gjermanisë dhe Turqisë.

I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale vjedhje dhe grabitje me armë dhe kërkohet nga autoritetet gjermane.

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

Andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit.