Fjalë Kyçe

Thaçi nga Prizreni: Duhet ta dëgjojmë Amerikën, çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë

Thaçi nga Prizreni: Duhet ta dëgjojmë Amerikën, çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territorit është ide e keqe dhe se këtë nuk do ta lejon.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.

Por, ka thënë se do të ketë korrgjim të kufirit dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se me Serbinë s’do të ketë shkëmbim të territoreve dhe as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Kreu i Kosovës ka thënë se kushdo që nuk respekton këshillat amerikane është në anën e kundërt të historisë.

“Respektimi i këshillave të SHBA’së thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend e shoqëri. Anën e drejt të historisë. Çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, ka shtuar ai./Gazeta Alo/