Fjalë Kyçe

‘Jetimat e Ballkanit’ dhe Komuna e Prizrenit do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

‘Jetimat e Ballkanit’ dhe Komuna e Prizrenit do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Haskuka, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Fotografia e Mytaher Haskuka