Fjalë Kyçe

A po zbatohet vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve të humbura?

A po zbatohet vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve të humbura?

Pak shkolla zbatojnë vendimin e MASHT-it për kompensim të orëve të humbura

Në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, të shtunën është mbajtur mësim.

Në këtë shkollë, mësimdhënësit kanë respektuar vendimin e MASHT-it për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës së janarit, raporton KTV.

Edhe në Rahovec e Mitrovicë, disa shkolla kanë mbajtur mësim.

Megjithatë, shumica e shkollave në vend nuk kanë respektuar vendimin.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka konfirmuar se asnjë shkollë nuk ka mbajtur mësim.

Edhe në Komunën e Pejës, përkundër urdhëresës së Drejtorisë së Arsimit, nuk është mbajtur mësim në asnjë shkollë.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk lëkundet në vendimin e saj për moskompensim të këtyre orëve.

kësaj, kjo sindikatë të hënën do të dorëzojë padi në gjykatë, nga e cila do të kërkojë të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit të MASHT-it.

Prindërit thonë se nuk është në rregull që fëmijët t’i bartin pasojat e të tjerëve.

Mësimdhënësit kishin hyrë në grevë trijavore, me kërkesën e vetme, ngritjen e koeficientit.