Fjalë Kyçe

A u ka frikë zgjedhjeve AAK-ja?- Flet Kryeministri Haradinaj

A u ka frikë zgjedhjeve AAK-ja?- Flet Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se do jetë i fundit që do e prish kontratën me koalicionin qeverisës, por në anën tjetër ka treguar se nuk ua ka frikën zgjedhjeve.

Kreu i Qeverisë u shpreh se partia që ai udhëheqë është e gatshme për zgjedhje nëse ndonjëri prej partnerëve do ta prish marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Haradinaj: Nuk e di kur do shkojmë në zgjedhje, AAK e gatshme

“PDK është parti politike i ka proceset legjitime të veta të brendshme, është legjitime një parti me pas kandidat për kryeministër , pra është krejt legjitime edhe mendoj se është diçka e shëndetshme a shkojmë në zgjedhje tash kur shkojmë për besë nuk e di. Aleanca kemi thënë nëse partnerët e koalicionit, pra nëse dikush nga ne do me e ndal këtë kontratë edhe ne jemi të gatshëm në çdo kohë, por jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marr. Unë prej natyre i fundit e lëshoj kontratën nuk e lëshoj i pari kurrë, nuk kam tradhtuar ndokënd pa më tradhtuar realisht, nëse ndodh dikush me ndërrua drejtim është e drejtë ta bëjë”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se Samiti i Berlinit ka sjell disa ndryshime që po vërehen, por që ende sipas tij nuk duhet të merret si diçka finale, teksa theksoi se krimet serbe Kosova nuk i fal edhe pse një gjë e tillë nuk është kërkuar.