Fjalë Kyçe

Abazi bën thirrje për koalicionin LDK–VV

Abazi bën thirrje për koalicionin LDK–VV

Analisti politik Haki Abazi që së fundi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Abazi ka thënë se me shpërndarjen e sotme ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës.

Tutje, ai i ka bërë thirrje që LDK-së dhe VV-së të bashkohen në një koalicion që do të qeverisë me Kosovën.

Postimi i plotë:

Deputetë të Lëvizjes dhe Lidhjes

Ju falemnderit për votën me të rëndësishme që keni dhënë. Shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, është paradoksalisht mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial.

Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës.

Ky vërtetë është rasti për të avancuar shtetndërtimin dhe për të përmirësuar gabimet, e kjo nuk ndodh shpesh, ky është moment që kërkon përgjegjësi historike, për të hequr të keqën dhe mjegullën që ka vërbuar shikimin rreth e rrotull nesh.

Koalicioni LVV- LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekades së dytë të pavarësisë së shtetit tonë. Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si liderë dhe si popull. Me këtë koalicion, gjërat nuk do të bëhen kopsht me lule menjëherë, por, kopshti i luleve do të jetë i sigurtë dhe shpresa e çdo qytetari që e do vetën, familjën, vendin dhe kombin tonë, do të rritet deri në pikën e vendimit për të sakrfikuar, solidarizuar e mishëruar me qeverisjën e koalicionit LVV-LDK. Kështu bëhemi bashkë, kështu jemi të fortë dhe kështu jemi të repsektuar nga të gjithë, vetja edhe nga bashkësia ndërkombëtare.