Fjalë Kyçe

Adriatik Kelmendi publikon mesazhet e gruas që i kërkon ndihmë për një vend pune

Adriatik Kelmendi publikon mesazhet e gruas që i kërkon ndihmë për një vend pune

Në kohën kur në publik po rrejdhin punësimet me të njofshëm në Telekom, që po hyjnë kryesisht familjarët e personave në pushtet, një qytetare e diplomuar në mësin e qindra mijërave të tjerëve po kërkon punë.

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka shpërndarë në Facebook një bisedë se si një grua po i kërkon që ta ndihmojë në gjetjen e një vendi të punës.

Sipas bisedës së publikuar kjo grua është e diplomuar në fakultetin e Historisë, ka tre fëmijë dhe jeton në asistencë sociale.

“Në vlugun e punësimeve të familjarëve e militantëve, ndoshta munden politikanët në pushtet t’i gjejnë edhe kësaj një vend pune”, shkruan Kelmendi, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plotë i tij bashkë me bisedën e gruas që po kërkon ndihmë për t’u punësuar:

Kjo qytetare më ka shkruar privat, duke kërkuar t’i ndihmoj për të gjetur punë.

Thotë ta ketë të përfunduar Historinë në Fakultetin Filozofik, ka 3 fëmijë, nuk ka shtëpi dhe jetojnë vetëm me asistencë sociale.

Në vlugun e punësimeve të familjarëve e militantëve, ndoshta munden politikanët në pushtet t’i gjejnë edhe kësaj një vend pune.

Nëse doni ta punësoni, ju lutem më shkruani në inbox dhe do të iu jap emrin, meqë nuk kam marrë leje nga ajo për publikim. Por thellësisht besoj se e tëra që i intereson është që edhe ajo me bashkëshortin dhe fëmijët të kenë të siguruar bukën në sofër!