Fjalë Kyçe

Ahmeti: 450 ton mbeturina largohen nga fshati Lebanë

Ahmeti: 450 ton mbeturina largohen nga fshati Lebanë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se 450 tonelata mbeturina janë larguar nga fshati Lebanë i kryeqytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se deponia interne në Lebanë është pastruar shumë herë mirëpo mbeturinat janë grumbulluar përsëri.

Duke bërë thirrje për kujdes dhe ruajtje të ambientit, Ahmeti ka thënë se do të dënohen me gjobë të gjithë ata të cilët krijojnë deponi ilegale, gjë që e dëmton natyrën.

Postimi i plotë i tij:

“Deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë rradhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.

Edhe gjatë ditës janë pastruar 3000 m2 dhe janë larguar rreth 450 ton mbeturina nga kjo pjesë.

Hudhja e pakontrolluar e mbeturinave, krijimi i deponive ilegale e grumbullimi i sasive të mëdha të bërllogut janë kërcënim i madh për natyrën dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin publik. Poashtu, dënohet me gjobë mandatore.

Të kujdesemi dhe të ruajmë ambientin ku jetojmë!