Fjalë Kyçe

AKK ka hetuar 14 ndërmarrje për kurdisje të çmimeve, fitimi për benzinë nga 108 shkoi në 135%

AKK ka hetuar 14 ndërmarrje për kurdisje të çmimeve, fitimi për benzinë nga 108 shkoi në 135%

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, për dhjetë muaj ka nisur një hetim për tregun e derivateve të naftës pas lajmeve dhe reagimeve se ndërmarrjet që operojnë në treg nuk kanë reflektuar në krahasim me çmimet e berzës.

Kryetari i AKK-së Valon Prestreshi tha se janë hetuar 14 ndërmarrje.

“I kemi hetuar 14 ndërmarrje. Kemi konstatuar për muajin janar dhe tetor ndërmarrjet kanë pas një përqindje të fitimit 9 % dhe nëntor e dhjetor një rritje 60% dhe 124 % në dhjetor, ndërsa për benzinë kanë pas mesatare të fitimit në 11 % dhe për nëntor 108% dhe 135 %. Këtë analizë, për vitin 2017 sepse kemi pas një lëvizje ku ka pas rënie drastike të çmimit në berza ndërkomberare dhe këto që i kemi hetuar e kanë shfrytëzuar”, tha ai, raporton KTV.

Prestreshi tha se ata duhet t’i argumentojnë pretendimet.

“Për benzinë ka pas një lëvizje akoma më të madhe, në nëntor ka qenë 108 % ndërsa dhjetor 135 % . 563 milionë litra naftë dhe 760 milionë benzinë”, ka thënë Prestreshi.

Lexo edhe: AKK-ja gjen fakte për kurdisje të çmimit të naftës, fitimi shkoi në 124 për qind

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.