Fjalë Kyçe

Aksident me të lënduar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Aksident me të lënduar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Dy vetura janë përfshirë në aksident. Një person është lënduar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:oo”, tha ai për Telegrafin.

Numri i aksidenteve në trafik është rritur kohëve të fundit, Policia ka apeluar tek qytetarët që të vozitin me kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.