Fjalë Kyçe

Aksident me të lënduar në Mazgit të Obiliqit

Aksident me të lënduar në Mazgit të Obiliqit

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasditës afër fshatit Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Luljeta Mehmeti – Quigley nga Policia e Kosovës, për Indeksonline ka thënë se vozitësi i veturës është lënduar ndërsa tani ai gjendet në QKUK.

“Sipas te dhenave nga Drejtoria Rajonale Prishtine aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mazgit rreth orës 17:00, në mes të një kamioni dhe një veture. Vozitësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor.

Këto jane te dhenat qe kemi për momentin, njësitë policore janë duke trajtuar rastin”, ka thënë ajo.